Bekim Çollaku, ish ministër i Integrimeve Evropiane, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nënës së tij.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur dhimbjen dhe fjalët prekëse për nënën e ndjerë.
“Nënë, ike nga kjo botë, por jo nga zemrat tona. Dashuria dhe kujtimet tona për ty nuk treten kurrë. Pusho e qetë. Lamtumirën e fundit nënës ia japim nesër, e shtunë, 13.12.2025, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Çubrel, Skenderaj”, ka shkruar Çollaku.
- Advertisement -





