spot_img

Drenas, dorëzohet arma e dyshuar e rastit të tetorit dhe arrestohet i dyshuari

spot_img
spot_img
spot_img

Policia ka dhënë detaje të reja për rastin e lëndimit trupor dhe armëmbajtjes pa leje që ka ndodhur në rrugën Antigona Fazliu në Drenas.

Të mërkurën është paraqitur në stacion një person nga Drenasi, i cili ka dorëzuar një pistoletë me tre fishekë. Sipas hetimeve, kjo armë dyshohet se është përdorur në incidentin e 13 tetorit, rreth orës 19.

Personi është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për rastin po vazhdojnë.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA