Policia e Fushë Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshuar për vjedhjen në xhaminë e Dobroshecit. Sipas njoftimit, i dyshuari është kapur pas një pune të shpejtë dhe të saktë hetimore.
Rasti po procedohet sipas praktikave ligjore ndërsa policia ka thënë se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur çdo detaj tjetër.
Ky veprim është vlerësuar si një punë e shkëlqyer nga policia, e cila ka reaguar me kohë për ta kapur të dyshuarin.




