spot_img

Petrit Hajdari tërhiqet nga gara për deputet

spot_img
spot_img
spot_img

Petrit Hajdari ka njoftuar se në zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk do të jetë kandidat. Ai u është drejtuar qytetarëve, simpatizantëve dhe aktivistëve të PDK-së me një falenderim të veçantë për mbështetjen e dhënë ndër vite, duke përmendur edhe rreth 17 mijë votat që kishte marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Hajdari ka shprehur mirënjohje edhe për ish-kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, për besimin e dhënë.

Ai ka theksuar se do të vazhdojë të mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës me të njëjtën përkushtim, duke shtuar se gjithmonë ka respektuar vendimet e partisë edhe kur nuk është pajtuar me to. Sipas tij, qëllimi i bashkimit brenda partisë nuk duhet penguar dhe ai nuk dëshiron të jetë arsye e ndonjë ndarje të brendshme.

Hajdari ka bërë të ditur se, megjithëse ka pasur kërkesë nga kryetari dhe kryesia që të jetë pjesë e listës, ai ka vendosur të mos kandidojë, por ka siguruar se do të jetë në krah të PDK-së, kandidatëve të saj dhe Bedri Hamzës në garën për kryeministër.

Në fund, ai ka falenderuar të gjithë qytetarët për përkrahjen e vazhdueshme.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA