spot_img

Deputetja Adriana Matoshi fyen Sami Lushtakun, e krahason me Radojçiqin e Vuçiqin

spot_img
spot_img
spot_img

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, duke përdorur gjuhë fyese dhe duke e krahasuar atë me Milan Radojçiqin dhe Aleksandar Vuçiqin.

Në një postim publik, Matoshi ka thënë se “u munduan të vjedhin Mitrovicën me exit-polla dy herë, por dështuan keq”. Ajo ka shtuar se pas këtij dështimi, “e kanë aktivizuar prokurorinë”.

Më tej, deputetja ka bërë një deklaratë të ashpër drejtuar Lushtakut dhe përkrahësve të tij, duke thënë se “nuk mund të vidhet Mitrovica” dhe se “as Vuçiqi, as Radojçiqi dhe as ata nuk do të mund ta marrin kurrë”.

Në fund të reagimit të saj, Matoshi ka përmendur kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se “siç e ka pastruar Veriun, do ta pastrojë edhe Jugun”, ndërsa i ka uruar fitore kandidatit Faton Peci./Jepi Zë/

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA