spot_img

Ndalet numërimi në Mitrovicë, Policia dhe Prokuroria brenda qendrës së numërimit

spot_img
spot_img
spot_img

Procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicën e Jugut është pezulluar me urdhër të Prokurorisë.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Nacionale”, ndërprerja ka ardhur pas dyshimeve për parregullsi në disa fletëvotime.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.

(E përditësuar-21:18) Ndërkaq drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në këtë komunë, Ferdi Kadriu ka thënë përmes një postimi  në Facebook se gjatë ndërrimit të paradites, janë evidentuar fletëvotime me numër serik të ndryshëm nga klasa përkatëse.

Sipas tij, aktualisht është në detyrë ndërrimi i dytë, por procesi është ndërprerë nga organet e rendit dhe të drejtësisë

“Dje përfundoi procesi i votimit në qytetin tonë, ndërsa sot nisi rinumrimi i kutive të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit. Gjatë ndërrimit të paradites, janë evidentuar fletëvotime me numër serik të ndryshëm nga klasa përkatëse. Aktualisht është në detyrë ndërrimi i dytë, por procesi është ndërprerë nga organet e rendit dhe të drejtësisë. Numëruesit janë larguar nga salla dhe puna është pezulluar. Kjo situatë është serioze dhe meriton vëmendjen e të gjithëve. Vullneti i qytetarëve është themeli i zgjedhjes së pushtetit lokal dhe ky vullnet nuk guxon të deformohet. Që nga fillimi i fushatës e deri tek numri i pazakontë i votuesve në balotazh, janë ngritur dyshime të forta të cilat sot po marrin formë konkrete”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA