spot_img

Burri rrah bashkëshorten në Skenderaj, dërgohet në mbajtje

spot_img
spot_img
spot_img

Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën mbrëma në Skenderaj, ku një burrë kosovar është arrestuar pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë procedurës është konfiskuar një pistoletë me 5 fishekë. Viktima ka deklaruar se me këtë armë ishte kanosur nga i dyshuari para disa viteve.

I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për rastin.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA