spot_img

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë

spot_img
spot_img
spot_img

Gruaja e cila më 1 nëntor u aksidentua në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima po trajtohej në spital pas lëndimeve të rënda që kishte marrë gjatë aksidentit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA

Nëna Terezë, F. Kosovë/01.11.2025-21:50. Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, me datë 04.11.2025 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA