spot_img

Vetaksident në Llapushnik, krijohen kolona në drejtim të Komoranit

spot_img
spot_img
spot_img

Një vetaksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në fshatin Llapushnik.

Lexuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet një veturë e dëmtuar dhe njësitet e Policisë së Kosovës të cilat po merren me rastin.

Sipas informacioneve të para, nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa trafiku në këtë segment është vështirësuar dhe janë krijuar kolona në drejtim të Komoranit.

Policia e trafikut po vazhdon me hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit./DrenicaOnline/

 

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA