Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët, ku janë përfshirë tre vetura. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

- Advertisement -





