Kompania e ujësjellësit ka nisur aksionin për shkyçjen nga shërbimet e furnizimit me ujë në disa zona të komunës së Drenasit, kryesisht te bizneset që nuk i kanë shlyer faturat e ujit.
Sipas njoftimeve zyrtare, ky aksion do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, deri në inkasimin e borxheve dhe rregullimin e pagesave të prapambetura.
Qëllimi i aksionit është rritja e disiplinës në pagesat e ujit dhe sigurimi i shërbimeve të qëndrueshme për të gjithë konsumatorët.

- Advertisement -





