Analisti Shkëlzen Maliqi ka komentuar procesin e numërimit dhe verifikimit të votave për Mitrovicën e Jugut në Qendrën e Komunale të Numërimit.
Ai ka bërë me dije se përditësimi i numërimit të 87.6 % të votave në këtë komunë tregon një diferencë të konsiderueshme të votës në favor të Arian Tahirit të PDK-së ndaj Faton Pecit të VV-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky rezultat është shumë më afër raporteve të tre exit-polleve, se sa rezultati preliminar që është shpallur më 15 tetor.
“Rreth rezultatit të votimit në komunën e Mitrovicës jugore. Përditësimi i numërimit të 87.6 % të votave në këtë komunë, i publikuar me 17 tetor, tregon një diferencë të konsiderueshme të votës në favor të Arian Tahirit ndaj Faton Pecit, që është shumë më afër raporteve të tre ExitPolëve të kontestuar, se sa rezultati preliminar që është shapllur me 15 tetor”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Ja çka thotë faqja e KQZ-së aktualisht: ARIAN TAHIRI – PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK – 49.31%.
13,341 Vota FATON PECI – Lëvizja VETËVENDOSJE! – 46.43%. 12,564 vota dhe dy kandidatët tjerë në garë kanë marë 4,27 % të votës. Arian Tahiri është në përparësi me 777 ose diçka mbi 3 %.. Kjo është diferencë e konsiderueshme që zakonisht shumë vështirë ulet me 12 % përqindshin e votave që ende nuk janë rikontrolluar, ndonëse nuk është e pamundshme sepse ka gjasa që në një ose disa vendvotime kandidati i VV-së ka marrë vota të koncentruara, por kjo njëkohësisht mund të shërbejë edhe si element i dyshimit për parregullsi dhe mashtrim që duhet të hetohen. Sidoqoftë përditësimi në vijim do të sqarojë edhe këtë çështje. Ajo që deshta të sqarojë me këtë shënim është se hallakama rreth ekzit poleve ka qenë e ngutshme dhe e panevojshme. Me rinumërime dhe hetime eventiuale sqarohen shpejt gjërat”, ka shkruar ai.