Kryetari i Iniciativës “Për Drenasin Kampion”, Ramiz Lladrovci, pas fitores pa balotazh në zgjedhjet e 12 tetorit edhe për një mandat të kryetarit të Drenasit, me t’u rikthyer sonte në zyrën e vjetër, ku më parë ka qenë selia e Degës së PDK-së në këtë qytet, një qytetar e hoqi fotografinë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, por Lladrovci menjëherë kërkoi që ta vendos sërish aty ku ishte.
- Advertisement -