Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së hënës në Drenas. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”.
Viktima, mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Drenas, pasi kishte marrë plagë në këmbë. Sipas të dhënave fillestare, plagosja dyshohet të jetë shkaktuar nga një person i panjohur.
Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.
Viktima është dërguar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje” dhe po hetohet nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës.