Të shtëna me armë kanë ndodhur afër qendrës së votimit në Komoran të Drenasit.
Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal zyrtarët policorë dhe nuk ka të lënduar.
Ndërkohë, një dëshmitar ka mohuar se rasti ka të bëjë me procesin zgjedhor, duke thënë se të shtënat kanë ndodhur për shkak të një mos marrëveshje të mëhershme në mes dy të rinjve, të cilët fillimisht janë rrahur në mes vete e më pas njëri nga ata ka shtënë me armë zjarri katër herë.

- Advertisement -