Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Llapushnik, pranë pompës së derivateve EX FIS, ku një veturë ka humbur kontrollin dhe është futur brenda në një market.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
- Advertisement -