Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gjergjicë, ku si pasojë janë lënduar pesë persona. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Qendrën e Emergjencës në Komoran, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Stafi i emergjencës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes, pasi rrugët janë bërë të rrëshqitshme për shkak të reshjeve të shiut.
“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të veçantë, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit, në mënyrë që të shmangen aksidentet e tilla,” u tha nga Dr. Edison Gashi.
- Advertisement -