Nxënësit e shkollës fillore “Gani Syla” kanë zhvilluar sot një vizitë në Qendrën e Emergjencës në Drenas, ku janë pritur me ngrohtësinë më të madhe nga dr. Feriz Bytyqi.
Doktori u shpreh se ndihej i privilegjuar për mundësinë që t’u shpjegonte fëmijëve disa nga gjërat elementare mbi funksionimin e emergjencës dhe punën e përditshme të stafit mjekësor në shpëtimin e jetëve.
“U ndjeva tejet fatlum dhe jashtëzakonisht i lumtur, që mu dha mundësia t’u shpjegoj këtyre engjëjve pak gjëra elementare mbi emergjencën dhe punën tonë të përditshme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe përpjekjeve tona për të shpëtuar sa më shumë jetë,” tha dr. Bytyqi.
Në fund të vizitës, nga kurreshtja ai i pyeti nxënësit se çfarë dëshironin të bëheshin kur të rriteshin, dhe përgjigjja e tyre e përbashkët e emocionoi të gjithë të pranishmit: “Edhe ne do të bëhemi mjekë.”
“Zoti i udhëzoftë pasardhësit tanë, dhe i bëftë ata shkencëtarë, mjekë, akademikë e shërbetorë të ndershëm të vendit tonë,” përfundoi dr. Bytyqi.