spot_img

Komuna e Skenderajt nderon Ali Kadriun nga Kroi i Vitakut

spot_img
spot_img
spot_img

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë mirëpritur sot në takim Ali Kadriun nga Kroi i Vituakut të Mitrovicës, i cili njihet për qëndresën e palëkundur në trojet e tij dhe për kontributin për çështje kombëtare.

Me këtë rast, atij i është ndarë Mirënjohja e Komunës, me motivacion në shenjë respekti për kontribut familjar dhe rezistencë për çështjen kombëtare.

Kryetari Nura në llogarinë e tij zyrtare në facebook, ka shkruar:

“Derisa sot shumëçka tregtohet, para syve kemi një mësim të madh se jo gjithçka mund të shitet dhe blihet.

Baci Ali Kadriu – një personalitet i dashur dhe jo pak i njohur, vëlla i dëshmorit të lirisë së Kosovës, nuk u tundua as nga milionat e ofruara nga Serbia, e as nga çdo lloj pasurie tjetër, për të shitur shtëpinë në Kroin e Vitakut në Mitrovicë, sepse ajo kullë nuk është thjesht mure e çati, por është një histori në vete, kujtime dhe gjurmë jete.
Sot, kemi nderin që për të gjithë këtë qërndresë dhe shembull frymëzues, t’i ndajmë, bashkë me nënkryetarin gjeneral Sami Lushtaku, mirënjohje, duke na kujtuar se dashuria për atdheun dhe shtëpinë është më e fortë se pasuria material, dhe se nderi, identiteti e trashëgimia as nuk blihen as nuk shiten.
Qofsh me shëndet, baci Ali!”.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA