Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 22 shtator 2025, rreth orës 08:00, në Drenas, është arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e ngacmimit seksual ndaj një viktime të mitur, femër kosovare.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.
Policia thekson se rasti është duke u hetuar dhe do të vazhdohet me veprimet e nevojshme konform ligjit.
- Advertisement -