spot_img

Mursel Plakaj viziton Handikos në Drenas: Premtim për bashkëpunim të sinqertë dhe projekte konkrete

spot_img
spot_img
spot_img

Kandidati për Asamble Komunale, Mursel Plakaj, realizoi një vizitë në Handikos në Drenas, ku u prit nga kryetari i shoqatës, z. Behxhet Binaku.

Plakaj falënderoi z. Binaku për punën e palodhshme dhe përkushtimin e madh ndaj personave me aftësi të kufizuara, duke e vlerësuar atë si një shembull të gjallë të humanizmit dhe solidaritetit qytetar.

Ai theksoi se premtimi i vetëm është bashkëpunimi i sinqertë dhe i vazhdueshëm, sepse fuqia e një shoqërie matet me mënyrën se si kujdeset për më të ndjeshmit e saj.

“Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për solidaritet, përkrahje dhe projekte konkrete që i japin shpresë çdo qytetari,” tha Plakaj.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA