Kandidati për Asamble Komunale, Mursel Plakaj, zhvilloi një vizitë te zjarrfikësit e Drenasit, ku u prit me mikpritje nga shefi Afrim Gjeli. Ai theksoi se kjo ishte vizita e parë nga një kandidat për asamble, duke e cilësuar si të domosdoshme dhe shumë domethënëse për këtë shërbim jetik.
Plakaj premtoi mbështetje të plotë për zjarrfikësit gjatë mandatit të tij, duke theksuar se puna e tyre fisnike meriton respekt dhe përkrahje të vazhdueshme. Në planin e tij ai përfshiu hapjen e një nënstacioni në Komoran, rritjen e stafit me 17 zjarrfikës të rinj, pajisjen me automjete moderne dhe mjete të specializuara, si dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe trajtimin financiar të merituar për këtë kategori.
“Respekt e mirënjohje për ekipin që me guxim e përkushtim mbrojnë jetën dhe pronën e qytetarëve tanë,” u shpreh Mursel Plakaj.