spot_img

Ismail Dibrani zhvillon takim pune në Tiranë me homologun shqiptar, Klevis Qose

spot_img
spot_img
spot_img

Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Ismail Dibrani, ka zhvilluar një takim pune në Tiranë me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi projekte të reja dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve, me qëllim përmirësimin e sistemeve të burgjeve në të dy vendet. Fokusi kryesor ishte zhvillimi dhe modernizimi i mëtejshëm i shërbimeve, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira.

Ky bashkëpunim pritet të sjellë rezultate konkrete në rritjen e efikasitetit dhe standardeve të trajtimit në sistemin penitenciar të Kosovës dhe Shqipërisë. 🇽🇰🇦🇱

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA