Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati për një mandat tjetër, Ferit Idrizi, ka nisur ditën me një gjest qytetar dhe bashkëpunues, duke ftuar për kafe kundërkandidatët e tij për kryetar të komunës.
Takimi u mbajt në atmosferë miqësore dhe shënon fillimin e fushatës zgjedhore, e cila pritet të jetë e mbushur me aktivitete. Idrizi ka theksuar se për të dhe për ekipin e tij mbetet detyrë e parë përcjellja e mesazhit të qytetarisë dhe zhvillimi i një fushate të ndershme.
Në këtë takim morën pjesë pothuajse të gjithë kundërkandidatët, përveç kandidatit të Vetëvendosjes, Sylejman Meholli, i cili mungoi. Ky veprim është parë si shenjë e mungesës së gatishmërisë për frymë bashkëpunuese, në një kohë kur qytetarët e Vushtrrisë presin shembuj të unitetit dhe respektit reciprok.
“Vushtrria është mbi çdo garë. Faleminderit të gjithëve që pranuat ftesën. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Idrizi pas takimit.