spot_img

Vdes një 71-vjeçar nga Malisheva, u rrëzua nga Kalaja e Prizrenit

spot_img
spot_img
spot_img

Një 71-vjeçar, i lindur në Llashkadrenoc të Malishevës, me vendbanim në Prizren, ka vdekur pasi është rrëzuar nga Kalaja e Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bën të ditur se për momentin nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rënia e personit në fjalë.

“Më datën 09.09.2025, rreth orës 11:11, policia ka pranuar një informacion përmes telefonit se një person ishte rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit. Menjëherë në drejtim të vendngjarjes janë nisur patrulla policore dhe autoambulanca. Në vendngjarje, patrulla policore ka konstatuar se bëhej fjalë për personin me inicialet M.K. (1954), i lindur në Llashkadrenoc, Malishevë, me vendbanim në Prizren. Sipas ekipit mjekësor të urgjencës, viktima ishte pa shenja jete”, tha Bytyqi.

“Për momentin, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rënia e personit në fjalë. Policia, në konsultim me prokurorin, ka iniciuar rastin “Hetim i vdekjes” dhe është duke mbledhur informacione me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet tutje në konfirmim./Arbresh.info/

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA