spot_img

Kosovari shkon në Zvicër për herë të parë, mërgimtari e sheh veturën me tabela të Kosovës dhe i lë atij 50 franga dhuratë, bashkë me një mesazh shqip

spot_img
spot_img
spot_img

Një moment plot simbolikë shqiptare është kapur në rrugët e Zvicrës, ku një mërgimtar nga Presheva ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm dashamirësie dhe solidariteti ndaj një bashkatdhetari nga Kosova.

Në foton që po qarkullon në rrjet, shihet një veturë me targa të Kosovës e parkuar në një rrugë të qytetit, ndërsa mbi xhamin e saj, i vendosur nën pastruesin e xhamit, ndodhet një zarf me 50 franga zvicerane dhe një letër e thjeshtë me mbishkrimin:
“T’fala nga Presheva”

Ky gjest i vogël, por me kuptim të madh, është një shembull i bukur i lidhjes së fortë që ekziston mes shqiptarëve kudo që ndodhen – qoftë në Kosovë, Preshevë, apo në diasporë. Ai reflekton mikpritjen, dashamirësinë dhe mbështetjen që i karakterizon shqiptarët, sidomos kur janë larg vendlindjes.

Ky veprim i mërgimtarit nga Presheva jo vetëm që ka bërë bujë në rrjete sociale, por ka marrë edhe shumë komente pozitive e lavdëruese nga shqiptarët kudo që janë./ Jepi zë

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA