Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë–Pejë, saktësisht në fshatin Vragoli.
Sipas pamjeve të dërguara nga lexuesit e Drenica Sot, në vendngjarje shihet një veturë e ndalur në mes të rrugës, ndërsa disa automjete të tjera kanë pësuar dëme materiale.
Për momentin, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar nga policia dhe ekipet emergjente.

- Advertisement -





