spot_img

Përleshje e rëndë në Drenas, tentoi t’i vinte flakën veturës së viktimës

spot_img
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën mbrëma, më 7 shtator 2025 rreth orës 18:30, në Drenas është arrestuar një person i dyshuar.

Sipas raportit, i dyshuari kosovar pas një mosmarrëveshjeje dhe përleshjeje me një mashkull tjetër ka tentuar t’i vë flakën veturës që drejtonte viktima.

Si pasojë e incidentit, si viktima ashtu edhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas marrjes së tretmanit mjekësor është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA