Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të 4 shtatorit 2025, në fshatin Polac të Skenderajt, ka shoqëruar në stacion policor dy persona.
Sipas raportit zyrtar, gjatë kontrollit në veturën me të cilën po udhëtonin të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar 0.8 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një mulli dhe rizlla.
Pas intervistimit të personave të përfshirë, me vendim të prokurorit kompetent, rasti do të procedohet më tej në procedurë të rregullt.
- Advertisement -