Policia e Kosovës ka njoftuar se në Skenderaj është raportuar një rast i dhunës në familje.
Sipas raportit zyrtar, më 2 shtator 2025 një burrë ka paraqitur ankesë në polici, duke deklaruar se është viktimë e dhunës së vazhdueshme psikike dhe fizike nga bashkëshortja e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar më 02.09.2025 ka raportuar se e dyshuara femër kosovare vazhdimisht ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe, pas konsultimit me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt,” thuhet në njoftimin e policisë.
Organet e hetuesisë po vazhdojnë procedurat ligjore lidhur me këtë rast.
- Advertisement -