spot_img

Petrit Hajdari në Poklek të Ri: Zëri i qytetarëve, baza e programit tonë

spot_img
spot_img
spot_img

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, së bashku me kandidaten për asamble komunale Pajtime Berisha Elshani, kanë mbajtur një tubim dëgjimor me banorët e Poklekut të Ri.

Gjatë takimit, Hajdari tha se qëllimi i PDK-së me këto tubime është që të hartohet një program qeverisës i cili përputhet me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

“Qeverisja duhet të bazohet ekskluzivisht në programet që burojnë nga qytetarët,” u shpreh ai, duke falënderuar banorët për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë.

PDK ka paralajmëruar vazhdimin e tubimeve dëgjimore edhe në vendbanime të tjera të komunës, si një formë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në hartimin e programit për Drenasin.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA