Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.
Sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe autoambulanca, të cilat po merren me trajtimin e të lënduarve.
Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë situatën e rënduar pas përplasjes, ndërsa ende nuk dihet zyrtarisht numri i të lënduarve.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
- Advertisement -