Ish komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Ajet Potera i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Ky hap është konfirmuar nga vetë kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, i cili ka publikuar një fotografi të përbashkët me Poterën, duke e cilësuar këtë si vullnet të qytetarëve dhe veprimtarëve për një qeverisje më të pastër dhe më dinjitoze.
“Bashkë me Ajet Poterën, për një qeverisje të pastër e me dinjitet, siç e meriton Podujeva dhe qytetarët e saj. Ky është vullneti i qytetarëve e veprimtarëve të Podujevës. Për Podujevën, për të gjithë!”, ka shkruar Hyseni.
Kalimi i Poterës në LDK pritet të ndikojë në skenën politike të komunës, duke sjellë lëvizje të reja dhe dinamika të reja në garën lokale