Nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se ka nisur sot ndërtimin e një ure të re në qendër të qytetit.
Projekti parasheh zgjerimin dhe modernizimin e urës ekzistuese, duke i dhënë Skënderajt një infrastrukturë më funksionale dhe pamje më bashkëkohore.
Ky investim synon të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve, të rrisë nivelin e sigurisë dhe të kontribuojë në zhvillimin urban të qytetit.
Lushtaku theksoi se përmes punës së përbashkët dhe projekteve konkrete, komuna po e çon përpara modernizimin dhe përmirësimin e qasjes për të gjithë qytetarët.
- Advertisement -