spot_img

PDK forcon strukturat në Drenas, merr mbështetje të fuqishme nga qytetarët

spot_img
spot_img
spot_img

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e prezentimit dhe konstituimit të kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas, në prani të Sekretares së Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, Sekretarit Organizativ dhe Anëtarit të Kryesisë Qendrore, Betim Gjoshi, si dhe Anëtarit të Kryesisë Qendrore, Nexhat Demaku.

Gjatë këtij takimi u miratuan edhe kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Drenas dhe u diskutua për organizimin e mëtejmë të strukturave të partisë.

“Fitorja e PDK-së po merr vulë, Drenasi do të rigjallërohet. Çdo pjesë e programit tonë është e bazuar në nevojat që qytetarët vetë i kanë shprehur. Qytetari i Drenasit është i lidhur me PDK-në sepse PDK-ja është e lidhur me të,” u tha në fjalën përmbyllëse të takimit.

PDK premton se do t’i ofrojë Drenasit një qeverisje shembullore, duke u bazuar në besimin dhe mbështetjen e qytetarëve.

#mamireperdrenasin

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA