Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në Korroticë të Epërme afër “Benitës”22. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një vetaksident ku një person ka humbur jetën.
Policia dhe njësitë emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion. Rrethanat e aksidentit janë ende duke u hetuar.
- Advertisement -