Nekoci sot vulosi unitetin dhe fuqinë e tij politike me formimin e shtabit të Partisë Demokratike të Kosovës, një hap historik drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme!
Ky shtab nuk është vetëm një strukturë organizative, por simbol i vendosmërisë së qytetarëve të Nekocit për zhvillim, ndryshim dhe përfaqësim dinjitoz. Me njerëz të përkushtuar, të ndershëm dhe vizionarë, PDK në Nekoc hyn e bashkuar dhe më e fortë se kurrë në garën politike.
Mbështetja e fuqishme për kandidatin për kryetar të Drenasit, z. Petrit Hajdari, si dhe për kandidatin tonë krenari për Asamblenë Komunale, z. Hamit Kastrati (nr. 4 në listë), dëshmon se Nekoci do të jetë zemra e fitores së PDK-së!
Falënderim i veçantë për të gjithë ata që morën pjesë dhe treguan gatishmëri për t’u bërë pjesë e këtij rrugëtimi fitues. PDK është gati, Nekoci është gati, Drenas po vjen era fitore!
#PDK #Nekoc #Fitore2025 #PetritHajdari #HamitKastrati #4✅





