spot_img

Profile ‘fake’, kundërshtarë të PDK-së dhe aktivistë të LVV-së në mbështetje të Lladrovcit

spot_img
spot_img
spot_img

Mjafton një postim i kryetarit aktual i Ramiz Lladrovcit në rrjetet sociale që më pas ai të “vërshohet” nga qindra komente e pëlqime nga ndjekesit e tij.
Në dukje të parë këto reaksione në llogarinë e tij në facebook mund të japin përshtypjen se mbështetja për kandidatin për kryetar të Drenasit që braktisi PDK-në është e madhe. Por në një shikim me të detajuar vërehet se Lladrocit, mbështetja e madhe i vie nga komentues që ose nuk janë qyetarë të Drenasit, ose kanë adresa fallco, ose janë aktivistë të LVV-së apo jane kundeshtare te PDK-se.

PortaliMagazina.com ka hulmtuar profilet e tyre dhe në bazë të dhënave ka vërjtur se ata janë komentues, që më shumë sesa votues të komunës së Drenasit,janë qyetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës pa të drejtë vote në Drenas por në raste edhe aktivistë të LVV-së.
Në murin e facebookut të Lladrovcit, që kohëve të fundit është kthyer në arenë ku fyhet më të madhe PDK-ja dhe figurat e saj qëndrore, komentuesit gjejnë hapësirë, pa cenzurë, për të shfryrë mllefin ndaj partisë që deri dje i takonte vet Lladrovci, shkruan PortaliMagazina.com.

Ajo qe bie ne sy tek postimet e kandidatit per kryetar te Drenasit, eshte fakti qe nuk verehen fare komente negative ndaj Lladrovcit. Duket se ata qe e mirembajne llogarine e tij ne Facebook, jane te vemendshem ndaj komente qe mund te jene te papelqyera nga ana e Lladrovcit.

Me poshte keni disa prej komenteve te komentuesve si: Marcopolo Marcopolo, Brendi Alfonso, Kozmetika Besi, Doni Beshiri e keshtu me radhe …

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA