Një përleshje e dhunshme ka ndodhur dje në fshatin Magurë të Lipjanit, ku dy familje janë konfliktuar mes vete duke përdorur mjete të forta e madje edhe një armë automatike.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se nga aksioni i Policisë janë arrestuar: R.D, rreth 56-vjeçar, D.D, rreth 20-vjeçar, S.D, rreth 37-vjeçar, N.D, rreth 52-vjeçar, H.G, rreth 59-vjeçar, A.G, rreth 69-vjeçar, F.G, rreth 63-vjeçar, B.G, rreth 44-vjeçar, L.G, rreth 46-vjeçar, V.G, rreth 36-vjeçar.
Gjatë rrahjes janë përdorur lopata, drunj dhe është sekuestruar një kallashnikov me dy karikatorë dhe 46 fishekë. Nga përleshja kanë mbetur të lënduar disa persona, njëri prej të cilëve është dërguar për trajtim në QKUK.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Pjesëmarrje në rrahje, lëndim i rëndë trupor dhe mbajtje e paautorizuar e armës”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.





