Pas dëmtimit të arkës së Xhamisë në fshatin Gllobar nga persona të pandershëm, një gjest i bukur solidariteti ka ardhur nga familja Kiqina, pronarët e kompanisë “Fati”.
Ata kanë dhuruar një arkë të re për Xhami, duke treguar se e mira dhe ndershmëria gjithmonë triumfojnë mbi veprat e shëmtuara.
“Respekt dhe falënderim për familjen Kiqina. Zoti i shpërbleftë e i nderoftë. Faleminderit Besnik Kiqina”, thuhet në njoftimin e Hoxhës së Xhamisë, Arton Morina.

- Advertisement -





