Në Xhaminë e fshatit Gllobar të Drenasit është thyer arka e kontributeve dhe janë vjedhur paratë me të cilat mirëmbahet objekti fetar.
Imami i Xhamisë, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se autori i këtij akti të shëmtuar është i njohur dhe është kapur nga kamerat e sigurisë, por identiteti i tij nuk do të bëhet publik nëse ai kthen paratë e marra.
“Çdo gjë e falim, por këtë akt të shëmtuar nuk e falim. Ftojmë personin që t’i kthejë paratë në vendin e vet. Nëse nuk kthehen, do ta publikojmë videon dhe fotot e tij”, thuhet në njoftimin e Imamit të Xhamisë së Gllobarit.


- Advertisement -





