spot_img

Protesta më 14 shtator në Hagë, OVL-UÇK fton qytetarët për pjesëmarrje masive

spot_img
spot_img
spot_img

Më 14 shtator do të mbahet një protestë në Hagë, në mbështetje të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, gjatë një konference për media njoftoi se protesta do të zhvillohet më 14 shtator, transmeton Telegrafi.

“Në Hagë më 14 shtator, do të protestohet në ora 14:00. Mërgata dhe veteranët që kemi në diasporë, kanë kërkuar nga ne ndihmë dhe ne iu kemi përgjigjur në momentin që na kanë thirrur. Arsyeja pse po mbahet më 14 shtator, është për shkak se me datën 15 shtator, dëshmitari i parë do të jetë në anën e mbrojtjes tonë dhe është nga Amerika, dhe ne do të dalim në mbështetje të tij”, tha Gucati.

Ai shtoi se në Gjykatën Speciale nuk ka drejtësi.

Po ashtu, Gucati bëri të ditur se tashmë kanë kërkuar dhe marrë leje nga autoritetet holandeze për organizimin e protestës, ndërsa tani janë në pritje të përcaktimit të lokacionit.

Kryetari i OVL-UÇK-së bëri thirrje për një pjesëmarrje masive në protestën e 14 shtatorit, duke theksuar se para disa javësh edhe në Prishtinë ishte protestuar kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA