spot_img

Kompania kosovare thotë se vetëm tre persona janë të lënduar nga aksidenti në Gjermani

spot_img
spot_img
spot_img

Kompania “Dubova Reisen” konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se një autobus i saj, me udhëtarë nga Kosova, u aksidentua në Gjermani në orët e para të 20 gushtit.

Nga kjo kompani thanë se vetëm tre pasagjerë kanë pësuar lëndime.

“Fatmirësisht, pasagjerët janë mirë, vetëm tre nga ta janë me lëndime të lehta për shkak të dëmtimit të xhamave. Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30. Autobusi ishte në trasen e tij, një makinë ka ardhur nga e majtë, nga ana e shoferit, duke ia humbur drejtimin”, thanë nga kjo kompani.

Media gjermane, Rosenheim24, duke cituar policinë gjermane, tha se 30 persona u lënduan gjatë aksidentit.

Autobusi i aksidentuar po bartte 50 pasagjerë, kur u përplas me një kamion të ngarkuar me mallra në autostradën A8, afër Irsshenbergut gjatë natës, sipas kësaj media.

Policia gjermane tha se 30 persona u lënduan, dy prej tyre u hospitalizuan ndërkaq katër të tjerë u dërguan në klinika për ekzaminime të mëtejme.

Autobusi ishte nisur drejt Mynihut dhe shoferi, slloven 49-vjeçar, si duket e pa kamionin shumë vonë. Autobusi i përplas në pjesën e pasme të kamionit, pavarësisht se shoferi tentoi që të shmangte aksidentin.

Pas këtij aksidenti, autoritetet gjermane mbyllën për trafik segmentin A8 për gati dy orë.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA