Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Llapushnik, ku kanë humbur jetën dy persona dhe është lënduar një tjetër.
Viktimat janë bashkëshortët Shemsi dhe Ajshe Gashi, ndërsa i lënduari është djali i tyre 19-vjeçar, Fatlum Gashi, i cili po trajtohet për plagët e marra.
Policia dhe njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.




