Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Llapushnik, ku fatkeqësisht kanë humbur jetën dy persona. Viktimat janë Sh.G. (i lindur më 1979) dhe A.G. (i lindur më 1979), raporton Drenica Sot.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë edhe një person me inicialet F.G. (i lindur më 2006), i cili është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor dhe sipas një burimi të Drenica Sot ai ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.
- Advertisement -