spot_img

Ķëta janë personat që u rrahen në Llaushë të Skenderaj, tre nga ta janë mbi 50 vjeçar

spot_img
spot_img
spot_img

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur pasditen e 16 gushtit 2025 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku janë përfshirë disa persona nga dy familje.

Policia njofton se rreth orës 16:00 është raportuar një incident në dyqanin “Ylli” në lagjen “Zyhrani”.

Gazeta Sinjali shkruan se persoant e përfshirë në rrahje janë Q.S rreth 58-vjeçar, M.G rreth 55-vjeçar, E.G rreth 20-vjeçar, B.G rreth 52-vjeçar, L. S. i mitur.

Viktimë e rastit është identifikuar Q. S. rreth 60-vjeçar.

Pesë personat e përfshirë janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve nuk është gjetur ndonjë provë shtesë.

Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe sipas raportit të mjekut kanë pësuar lëndime të lehta.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, katër të dyshuar janë dërguar në ndalim prej 48 orësh, ndërsa një i mitur është ndaluar për 24 orë. Hetimet për rastin po vazhdojnë.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA