spot_img

Predha e armes së zjarrit godet shtëpinë e një qytetari në Skenderaj

spot_img
spot_img
spot_img

Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt.

Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi, një mashkull kosovar, ka raportuar se një predhë ka goditur në kornizën e dritares së dhomës së tij rreth orës 19:30.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë e armës së zjarrit, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA