spot_img

Aktivisti pro-VV, Mentor Llugaliu, me akuza të ashpra ndaj Hashim Thaçit

spot_img
spot_img
spot_img

Aktivisti i njohur pro-VV, Mentor Llugaliu, ka reaguar ashpër ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e akuzuar për një sërë veprimesh që, sipas tij, kanë dëmtuar rëndë shtetin e Kosovës.

Llugaliu ka theksuar se Thaçi ka dekretuar në Gjykatën Kushtetuese persona të lidhur me shërbimin sekret serb (BIA) dhe individë me doktoratura false nga Serbia, si dhe ka pasur këshilltarë të lidhur me BIA-n. Ai ka pretenduar se bashkë me Aleksandar Vuçiqin dhe Edi Ramën kanë hartuar një plan për ndarjen e Kosovës, plan i cili, sipas tij, është ndalur nga shërbimet inteligjente perëndimore si CIA, MI6 dhe BND.

Postimi i plotë:

Hashimi
– E ka dekretu njerin e BIA-s në Kushtetuese
– E ka dekretu në Kushtetuese njerin me PHD false të Serbisë
– E ka pasë këshilltar njerin e BIA-s
– Bashk me Vuçiqin e Ramen e kanë hartu planin për ndarjen e Kosovës, të cilin plan ia lanë në fyt CIA, MI6 e BND
– E ka kriju Gjykatën Speciale me shpresen që po i çon krejt shokët atje e vet po shpëton
– I dërgoi luftarët më të zot në Hagë (Ramushin)
– E ka pranu Zajednicen
– E ka pranu 6 pikëshin e Ban Ki Munit
– E devalvoi vendimin historik të GJND-së për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe filloi bisedimet “teknike” me Serbinë
– E legjitimoi ndarjen e Mitrovicës dhe pjesën veriore
– I emëroi gjykatësa e prokurorë krejt ish udbashat
– Krejt ekonominë dhe biznesët më të mëdha i la në duartë e njerzëve të Serbisë
– I lejoi strukturat paralele serbe për 20 vite, tabelat serbe, dinarin serb, sistemin arsimor e shëndetësor, sistemin e sigurisë
– I bashkorganizoi trazirat e Marsit, si rezultat i të cilave Kosova humbi simpatinë ndërkombëtare dhe erdhi Pakoja e Ahtisarit, që shtetin e Kosovës hala e kësaj dite e gjymton…

Edhe ka hala njerëz që dalin në protesta për të, kah flasin shkumaven për të, bojnë be në kry të tij… Unë i mundem edhe me i kuptu disa analista e biznismenë që janë bo multimilionera prej tij, amo një pjesë të qytetarëve kurrë nuk i kuptoj… S’di s’di!

Lajmi i fundit
LAJME TJERA