spot_img

Pasi i sulmoi gjyqtarët e Kushtetueses, Dejona Mihali e mbyll Facebook-un

spot_img
spot_img
spot_img

Dejona Mihali, figurë e njohur e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e njohur për retorikën e saj të ashpër ndaj çdo segmenti shoqëror dhe institucional që nuk është në linjë me partinë në pushtet, ka reaguar ashpër edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese, pas vendimit të saj të fundit.

Në vendimin e Gjykatës u konstatua se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka shkelur Kushtetutën – vendim që u pasua me një sulm publik nga Mihali, e cila nuk u ndal vetëm me kritika ndaj institucionit si tërësi, por përmendi me emër e mbiemër edhe gjyqtarët kushtetues, duke i quajtur “të kapur”.

Sipas saj, “Gjykata Kushtetuese po i shërben PDK-së, sot – dhe në vitin 2014”.

Megjithatë, qëndrimi i saj i fortë nuk qëndroi gjatë. Pa dhënë asnjë sqarim, Mihali e mbylli llogarinë e saj në Facebook, platformën që e ka përdorur vazhdimisht për sulme publike sa herë që pushteti përballet me kritika apo vendime që nuk i pëlqejnë.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA