Në kuadër të planifikimeve dhe përkushtimit të vazhdueshëm për ngritjenw e kapaciteteve profesionale dhe udhëheqëse, Policia e Kosovës/Departamenti për Burime Njerëzore/Divizioni i Trajnimeve nga data 28 korrik deri më 8 gusht 2025 ka realizuar me sukses trajnimin “Mbikëqyrës i Patrullës”.
Në këtë trajnim intensiv 70-orësh morën pjesë 32 zyrtarë policorë, nga të gjitha rajonet policore, gjatë të cilit pjesëmarrësit kanë demonstruar aftësi të larta praktike dhe teorike për udhëheqjen e ekipeve reaguese, me qëllim të sigurimit të një shërbimi efektiv, të drejtë dhe të besueshëm për komunitetin.
Policia e Kosovës vazhdon angazhimin në ngritjen e kapaciteteve udhëheqëse të zyrtarëve policorë e të cilat janë dëshmi e përkushtimit tonë për një polici moderne, profesionale dhe afër komunitetit.